Në magjistralen Kaçanik – Ferizaj, njësitet antikontrabandës të Doganës së Kosovës kanë selektuar një automjet të dyshuar për kontroll.
Siç thuhet në një njoftim të Doganës së Kosovës, ngasësi i automjetit nuk i është bindur urdhrave për tu ndaluar dhe ka tentuar për tu larguar.
Mirëpo, oficerët doganor kanë arritur që ta ndalojnë automjetin dhe me këtë rast janë gjetur 660 kg mjaltë industriale e kontrabanduar në Kosovë.
Mallrat janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse, njofton Dogana e Kosovës. /2LONLINE/