Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan përmes rrugëve operative ka pranuar informacion se i dyshuari D.S. (viti i lindjes 1959, mashkull kosovar shqiptar) nga fshati Gumnishtë është në posedim të armëve pa leje përkatëse.
Në koordinim me prokurorin e shtetit dhe në mbështetje të njësiteve të tjera relevente sot me datën 23.03.2024 është kryer një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit me ç’ rast janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale për gjykatën:
- Një (1) pushkë automatike AK47 e kalibrit 7.62 mm,
- Dy (2) karikatorë të armës automatike AK47,
- Njëzetë e katër (24) copë fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe
- Një (1) pistoletë EKOL SPECIAL 99 e kalibrit 9 mm.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore. /2LONLINE/