Nesër (e shtunë) do të mbahet mbledhje komemorative në Teatrin e Qytetit në Gjilan në orën 11.00, për të nderuar dhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit afaristit Mustafë Shala, njofton Komuna e Gjilanit.
Mustafë Shala, ka vdekur sot (e premte) në moshën 70 vjeçare.
Derisa varrimi pritet të bëhet të shtunën me drekë, në orën 13.00. /2LONLINE/