Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani.
Gjeneral Jashari fillimisht e uroi Gjeneral Barduanin për fillimin e detyrës së re si Komandant i KFOR-it, gjithashtu e informoi për zhvillimet në FSK, angazhimet, trajnimet dhe aktivitetet të tjera në vijim. Gjithashtu, u diskutua edhe për situatën aktuale të sigurisë në vend dhe më gjerë.
Gjeneral Jashari dhe Gjeneral Barduani gjithashtu diskutuan për bashkëpunimin në mes të FSK-së dhe KFOR-it dhe u zotuan që të bashkëpunojnë tutje, në të mirë të sigurisë dhe paqes në vend dhe rajon, njofton FSK. /2LONLINE/