Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Korpusin e Paqes si dhe me Doku-Fest, organizuan një aktivitet në shkollën “Ismail Qemali”, në Kamenicë.
Gjatë këtij aktiviteti u shfaq dokumentari “TRASHED”, i shkruar dhe drejtuar nga krijuesja britanike Candida Brady.
Ky dokumentar shfaq rreziqet e zingjirit ushqimor dhe mjedisit përmes ndotjes së ajrit, tokës dhe detit tonë nga mbeturinat. Pas këtij dokumentari u zhvillua edhe një debat mes nxënësve duke shprehur kritikat dhe sugjerimet e tyre për dokumentarin.
Doku Fest në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të vazhdoj edhe me shumë aktivitete të tilla në Kamenicë.