Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Gjilan, ka bërë me dije se sot u bë shpërndarja e donacionit të rripave të sigurisë, për të gjithë fëmijët që vijojnë klasën e parë, në Komunën e Gjilanit.
Drejtuesit e DKA-së kanë brë me dije se 1 mijë e 200 rripa të sigurisë që u dhuruan sot, ku një pjesë e tyre u shpërndanë dhe pjesa tjetër e mbetur do të shpërndahet në vazhdimësi, obligohen që të gjithë fëmijët t’i bartin çdo ditë mësimi.
“Ky donacion i ardhur nga Zvicra, synon ta rris sigurinë e fëmijëve në shkolla, gjatë aktiviteteve të ndryshme, e me theks të veçantë në mbrëmje, meqë rripat reflektojnë. Falënderojmë donatorët për kontributin e tyre”, thuhet në njoftimin e DKA-së së Gjilanit. /2LONLINE/