“Arti në shkolla” po vazhdon të angazhojë fëmijët në plot aktivitete argëtuese dhe edukative.
Kështu është thënë në një njoftim të Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), në Gjilan, ku bëhet e ditur se sot, nxënësit nga tri shkolla u mblodhën në Teatrin e Qytetit për të shikuar “Shpija”, film i animuar kosovar i metrazhit të shkurtër me regji të Flaka Kokollit.
“Vet ajo, së bashku me drejtoren e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Blerta Zeqiri, bashkëbiseduan me nxënësit për procesin e realizimit të filmave, mesazhet prapa tyre dhe efektet pozitive që sjellin filmat e animuar. Përfitimet e programit dita ditës po bëhen më evidente”, thuhet në njoftimin e DKA-së së Gjilanit. /2LONLINE/