“Funksionalizuam hapësirat brenda DKA-së, në mënyrë që këshillit të prindërve dhe nxënësve të ju japim vendin e merituar”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan.
Tutje thuhet: “Prej një depoje me mallra, për vetëm brenda dy javëve, arritëm ta shndërrojmë në zyrë me inventarin e nevojshëm, këto hapësira për prindërit”.
“Prindërit dhe nxënësit janë akterët kryesor të cilët ndihmojnë në procesin edukativo-arsimor, e gjithashtu janë dhe do të jenë pjesë e vendimmarrjes. Prioritetet tona ngadalë po i jetësojmë, e ky është njëri prej tyre”, thuhet në njoftimin e DKA-së së Gjilanit. /2LONLINE/