Drejtoria Komunale e Arsimit fton të gjithë prindërit çdo të premte prej orës 16:00, që të marrin pjesë në takimet që organizohen në Komunën e Kamenicës lidhur me vërejtjet e ankesa për subjektet e përfshira në procesin mësimor, të cilat si tërësi obligojnë DKA-në t`i trajtojë.
U.d drejtoresha e DKA-së, Mirhane Morina-Bislimi ka thënë se dhuna ndaj nxënësve qoftë fizike apo psikologjike është e patolerueshme, siç është edhe mësimdhënësi i papërgatitur para fëmijëve tuaj e nxënësve tanë, e që e determinon të ardhmen tonë të përbashkët.
Andaj Morina-Bislimi u bënë thirrje të gjithë prindërve që secilin rast, mangësi, kërkesë, ankesë apo vërejtje ta drejtojnë në këtë drejtori, sepse vetëm atëherë do ta kemi pasqyrën e vërtetë të ngjarjes dhe detyrën për të gjetur mundësinë e zgjidhjes. Ndër të tjera për të paraqitur ankesat apo vërejtjet e juaja për procesin mësimor, mund të drejtoheni edhe në numrin e u.d drejtoreshës +38345338132 (SMS, VIBER, WHATSAPP)
Ajo po ashtu ka shprehur mirënjohje për pjesëmarrjen e prindërve në takimet e mbajtura në këta tre muaj, duke i falënderuar për të qenit në dispozicion secilën herë kur është në pyetje nxënësi, dhe për këmbënguljen e tyre në atë që është në të mirë të tij dhe të ardhmes sonë.