Me 22 dhe 23 nëntor, në Teatrin e Gjilan vjen premiera e shfaqjes “Djali” e autorit Florian Zeller, regjia, Erson Zymberi, njoftojnë drejtuesit e Teatrit të Qytetit.
Aktorët: Kushtrim Qerimi, Yzeir Meha, Safete Mustafa Baftiu, Tringa Hasani, Florent Salihu.
Skenografia: Bekim Korça, Kostumet: Qëndresa Isufi, Dizajni i dritave: Burim Baftiu, Përkthimi: Shkëlzen Berisha, Ilustrues: Artan Hajrullahu, producent: Ernest Zymberi.
Për shfaqjen:
“Djali” është historia e një familjeje në krizë. Është një thirrje që shkon përtej zërit të zakonshëm të skenës, e cila kërkon të zbulojë ato dhimbje të thella që fshihen pas formave apo fasadave të heshtura të familjeve moderne.
Kur Nikolas, një djalë adoleshent, fillon të tregohet i tërhequr dhe i shqetësuar, prindërit e tij të divorcuar përpiqen ta ndihmojnë atë, por përballen me sfidat e brendshme të familjes së re dhe dinamikat komplekse të marrëdhënieve të tyre. Shfaqja eksploron dhimbjen, humbjen dhe përpjekjet për të kuptuar dhe për të mbështetur ata që vuajnë në heshtje. Me një ndërtim emocional të fuqishëm, shfaqja trajton çështjet e rëndësishme të shëndetit mendor, ndërsa thekson rolin dhe përgjegjësinë e prindërve.
Për rezervime dhe më shumë informacion, kontaktoni Teatrin e Gjilanit. /2LONLINE/
/Projekti është përkrahur nga ministria e kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe është projekt individual i Ernest Zymberit ne bashkëpunim me organizatën e pavarur kulturore “Anamour”/