Komuniteti shqiptarë me seli në Gjenevë të Zvicrës, në bashkëpunim me Qendrën Kulturore Shqiptare me seli në Cyrih, në mbështetje të Ministrisë për Diasporë dhe Investime Strategjike të Republikës së Kosovës, në Gjenevë të Zvicrës, kanë organizuar Ditët e Kulturës Shqiptare në Diasporë.
Nga: Ibrahim Sefedini – Gjenevë, Zvicër
Në këtë aktivitetet kulturor ku u zhvilluan aktivitete të ndryshme kulturore,si ekspozita në pikturë, komedi dhe program muzikor me pika muzikore të muzikës qytetare dhe asaj modern në gjuhën shqipe dhe gjermane, pos pjesëmarrësve të shumtë nga komuniteti shqiptarë në Zvicër morri pjesë edhe zëvendësministri i Ministrisë së Diasporës Faruk Nura.
Zëvendës ministri Nura , ka thënë se kjo ministri i qëndron në krah çdo aktiviteti që zhvillohet nga mërgata kosovare , dhe se Ditët e Kulturës, janë një ngjarje që meritojnë një përkrahje të veçantë pasi organizohen nga një qendër e cila është drejtpërdrejtë e lidhur me ministrinë dhe që kanë për qëllim të bëjnë bashkë gjithë diasporën në aktivitete kulturore dhe artistike me çka e mbajnë gjallë kulturën tonë edhe jashtë vendit.
“Ministria e diasporës pos përkrahje së diasporës në aktivitete kulturore , përkrahë edhe çdo iniciativë që vije nga diaspora në investime dhe zhvillim ekonomik, pasi me këtë pos që ndihmohet diaspora ndihmohet edhe zhvillimi ekonomik I Kosovës”, ka thënë zv. Ministri Nura, dike potencuar se gjatë qëndrimit në Zvicër ka pas shumë takime që ndihmojnë investimet nga diaspora në Kosovë.
Ridvan Murati, drejtor I Qendrës Kulturore në Cyrih, ka theksuar se kjo qendër grumbullon shumë artistë shqiptarë nga gjithë Zvicra gjermane, dhe në saje të entuziazmit e punës së madhe të këtyre artistëve, zhvillohen aktivitete të ndryshme kulturore siç janë Ditët e Kulturës së Diasporës.
“Prej këtij viti krahas Zvicrës gjermane, aktivitetet tona i kemi shtrirë edhe në atë franceze siç është ky aktivitet në Gjenevë ku jemi mirëpritur shumë mirë nga mërgimtarët këtu, kurse në të ardhmen do të shtrihemi edhe në Zvicrës italiane”, është shprehur Murati, duke shprehur gatishmërinë e kësaj qendre të bashkëpunoi edhe me qendrat si motra në vendet tjera ku janë krijuar si dhe me shoqata tjera që grumbullojnë mërgimtarë shqiptarë.
Qendra Kulturore në Diasporë në Gjenevë ka prezantuar një ekspozitë me pikturë të vajit të shkrirë në pëlhurë, pastaj ka prezantuar komedinë “stacioni 17 b” si dhe programin muzikor të përgatitur nga grupi Lyra dhe të rinjtë.