DYLON

Drita rikthehet me fitore, het-trik nga Kastriot Rexha

Drita rikthehet me fitore, het-trik nga Kastriot Rexha
Avatar photo Redaksia

Ndeshja e javës së 17-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll mes Kf. Drita dhe Kf.Vllaznia e zhvilluar në Gjilan, përfundoi me fitore me rezultat 3:0 për vendasit.

Pjesa e parë ishte më e qetë, me pak raste shënimi dhe sikur e baraspeshuar. Kf.Drita rrezikoi dy herë përmes  Liridon Lecit  – 39′ dhe Astrit Fazliut – 35′, por pa konkretizim . 0-0 ishte edhe rezultati me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Pjesa e dytë filloi më furishëm dhe ishin vendasit ata që kaluan në epërsi përmes Kastriot Rexhës i cili ka realizuar me kokë pas harkimit të Xhevdet Shabanit.

EkoHigjiena

Përkundër rasteve të pakonkretizuara nga të dyja palët, që pasuan në minutat vijues,  megjithatë erdhi edhe goli i dytë, edhe atë në minutën e 80-të të takimit, sërish nga Kastriot Rexha, për rezultatin 2:0.

5 minuta më vonë, Viktor Kuka asistoi brenda zonës për Kastriot Rexhën, i cili shënoi për herë të tretë në këtë ndeshje, het-trik duke rritur epërsinë e Dritës në tre gola.

Me këtë rezultat edhe përfundoi ndeshja Drita – f.Vllaznia. /Elife Sherifi/

 

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.