Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, dita e premte do të jetë ditë më e nxehtë, parashihen vranësira të pakta kryesisht rreth relievit malor.
Temperatura minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes. /2LONLINE/