Federata e Futbollit e Kosovës do ta mbajë manifestimin e saj të përvitshëm “Laureatët 2019” sot në hotel “Emerald” në orën 17:00.
Edhe sivjet në këtë gala mbrëmje tradicionale do të jenë të ftuar mysafirë të shumtë, kurse si zakonisht do të përmblidhen të arriturat e vitit si dhe do të bëhet përzgjedhja e më të mirëve.
Komisioni i caktuar nga KE i FFK-së tashmë i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për këtë manifestim.
Të rikujtojmë se vitin e kaluar epiteti i futbollistit më të mirë të vitit i takoi Arbër Zenelit.