DYLON

Një mëngjes ideal sipas shkencës kërkon këto veprime

Një mëngjes ideal sipas shkencës kërkon këto veprime
Avatar photo Elife Sherifi

Zgjohu, dremit sërish, kafe, laj sytë, përsërit të njëjtat gjëra! Shumica e rutinave tona të përditshme janë të rrënjosura aq thellë saqë rrallë mendojmë t’i ndryshojmë ato.

Por, shumë nga rutinat tona të mëngjesit nuk na ndihmojnë të jemi më produktivë e të ndihmojmë veten për të qenë më të gëzuar.

Një kërkim i thjeshtë në atë që ne bëjmë çdo ditë, si ngrënia e vaktit, stërvitja e mëngjesit etj., do të na ndihmonte për të kuptuar atë që nuk shkon dhe për t’i ndryshuar gjërat.

EkoHigjiena

Prandaj ja se çfarë duhet të bëni:

Shmangni dushin e përditshëm: nëse keni bërë dush dje nuk është e nevojshme të laheni edhe sot.

Sipas një studimi larja e shpeshtë mund të thajë lëkurën tonë dhe të dëmtojë flokët. Kjo për arsye se se në të ndodhen disa baktere të rëndësishme për shëndetin e lëkurës sonë.

Përgatiteni kafenë, por mos e pini direkt: shumë gjëra ndodhin në trupin tonë kur sa zgjohemi. Ne fillojmë të pompojmë nga kortizoli i hormoneve, një lloj kafeina natyrale.

Prandaj, kini kujdes pasi rekomandohet ta pini kafenë jo më shpejt se një orë pas zgjimit.

Një mëngjes i mirë: të punoni me stomakun bosh është gjëja më e keqe që mund të bëni.Mëngjesi duhet të jetë vakti më i rëndësishëm e më i bollshmi juaji, prandaj kushtojini atij rëndësinë që meriton.

Përdorni multivitaminat: elementët që merrni nga multivitaminat përpunohen më shpejt nga trupi ynë se sa kur i marrim nga ushqimi.Prandaj nëse nuk ushqeheni mirë nuk është aspak keq të merrni multivitamina.