Java e fundit e stinorit vjeshtor, sonte dy ndeshje basketbollistike

Java e fundit e stinorit vjeshtor, sonte dy ndeshje basketbollistike

Sot luhen dy ndeshje të xhiros së 18-të, përkatësisht të fundit të stinorit vjeshtor, në Superligën e Kosovës në basketboll.

Nga ora 17:00, në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, takohen dy skuadrat e fundit në tabelë, Trepça dhe Lipjani.

Ndërkohë prej orës 19:00 është derbi i xhiros ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës. Kjo ndeshje luhet në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.

Ylli është në vend të katërt me 25 pikë, derisa Prishtina prin me 27 pikë. Të shtunën janë ndeshjet Bashkimi – Feronikeli (17:00) dhe Rahoveci – Peja (19:00).

KOMENTE