Sot është Dita Ndërkombëtare e Përqafimit dhe lirisht përqafojini të gjithë ata që doni dhe zbukurojani kështu ditën. Ditën Ndërkombëtare të Përqafimit e shpalli më 1986 Kevin Zaborney, të cilin sot e quajnë edhe si “ambasador i përqafimit”.
Ky kontakt i ngrohtë njerëzor ka një faktor shumë pozitiv psikik dhe fizik. Edhe pas një dite shumë të vështirë, përqafimi me siguri se do t’ju ndihmojë.
Është provuar se përqafimet ndikojnë pozitivisht në shëndetin tuaj. Pra, mos hezitoni dhe përqafojini të dashurit tuaj çdo ditë.