Përqafoni sa më shumë fëmijët tuaj, ja çfarë thotë studimi

Përqafoni sa më shumë fëmijët tuaj, ja çfarë thotë studimi

Shkenca ka treguar se ka shumë arsye psikologjike pse duhet ta përkëdhelni fëmijën tuaj. Disa hulumtime tregojnë se përveç arsyeve psikologjike, foshnjat e vogla ndihmojnë në përmirësimin e zemrës suaj.

Sipas një studimi të botuar në revistën “Development and Psychopathology”, përkëdheljet dhe përqafimet kanë një ndikim të qëndrueshëm pozitiv në nivelin molekular.

Në thelb, përkëdhelja me fëmijën tuaj mund të ndikojë në gjenet e tyre në një drejtim pozitiv.

Sipas studiuesve, rezultatet tregojnë përfundimisht se fëmijët që marrin më pak përqafime, ishin më të mërzitur në fëmijëri.

Pra, me pak fjalë përkëdhelni fëmijët tuaj sepse e ndihmoni në fazën që ndodhen, por edhe kur të rriten:

– Përkëdhelja ndihmon fëmijën të rregullojë temperaturën e trupit.

– Zvogëlon stresin që bebet përjetojnë gjatë ushqyerjes me gji.

– Studimet tregojnë se përqafimi mund të jetë një qetësues i fuqishëm për fëmijët.

– Krijon lidhje më të fortë nënë-fëmijë.

KOMENTE