Duke mbuluar rreth 27 për qind të tokës, malet luajnë rol vendimtar në lëvizjen e botës drejtë rritjes së qëndrueshme ekonomike.
Dita Ndërkombëtare e Maleve u shpall nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 11 dhjetor të vitit 2003 , pas shpalljes së Ditës Ndërkombëtar të maleve nga ana e OKB-së që shpalli në vitin 2002 , vuri në dukje nevojën e ndërgjegjësimit të vazhdueshëm mbi rëndësinë e Maleve.
Megjithatë, kjo datë nuk po shfrytëzohet nga Ministria e Mjedisit për një ndërgjegjësim mbi rëndësinë e Maleve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të mjedisit të tyre për të ruajtur cilësinë e jetës së njerëzve.
Malet jo vetëm që sigurojnë furnizimin dhe mirëqenien e 720 milionë njerëzve në male nëpër botë, por në mënyrë indirekte përfitojnë miliarda më shumë që jetojnë në zona urbane.
Praktikisht, malet sjellin ujë të pastër, energji dhe ushqim- burime që do të jenë gjithnjë e më të pakta në dekadat e ardhshme.
Në Kosovë vazhdon shkatërrimi i maleve, ku druri shfrytëzohet si lëndë djegëse dhe burim i përfitimeve personale.