DYLON

Haliti u bën apel qytetarëve të mos i djegin pyjet

Haliti u bën apel qytetarëve të mos i djegin pyjet
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti, kërkon nga qytetarët e pandërgjegjshëm që po i’u vënë flakën pyjeve në komunën e Vitisë, që të mos bëjnë veprime të tilla kundër natyrës.

Veprime të tilla përveç që shkaktojnë dëme të mëdha materiale dhe shëndetësore, janë edhe të patolerueshme.

EkoHigjiena

“Kërkoj nga ju qytetarë që të mos bëni veprime të tilla kundër vendit tonë dhe lus të tjerët që të lajmërojnë këto zjarrvënie tek organet tona komunale por edhe tek Policia e Kosovës”, ka thënë ai.

Kryetari Haliti kërkon nga organet kompetente të marrin masa ligjore kundër zjarrvënësve të cilët qëllimisht po e dëmtojnë ekonominë pyjore të komunës sonë.

Bashkë ta mbrojmë natyrën. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.