Komuna e Kamenicës ka shënuar Ditën e Solidaritetit me një nismë të mrekullueshme të realizuar falë bashkëpunimit të shkëlqyer me OJQ-në “Toka” dhe Gjimnazin “Ismail Qemaili” në Kamenicë.
Në këtë ditë, nxënësit patën mundësinë të angazhohen në biznese lokale, duke fituar përvoja të reja dhe duke dhënë kontributin e tyre për të mirën e komunitetit.Të ardhurat dhe mbështetja e siguruar gjatë këtij projekti do të përdoren për bamirësi ose për të fuqizuar projekte që ndihmojnë zhvillimin e mëtejshëm të të rinjve tanë.
Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, Burbuqe Leka, ka falënderuar të gjitha bizneset lokale që po e mbështesin në këtë iniciativë, si dhe në shumë projekte të tjera që kanë për qëllim përmirësimin e jetës në komunitet.
Bizneset që dhanë kontributin e tyre janë: Restaurant Oda, Agjensioni Turistik Përparimi, Etc, Viva Fresh Store, ChaplinBar,Joni Ranch, Buffi, Begi dekor, Fungo, SunBar, Besa Center, Driloni, Restaurant Panorama, Zdrukthtaria Përparimi..
“Solidariteti dhe bashkëpunimi janë çelësi për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë, dhe jemi krenarë që së bashku po kontribuojmë për zhvillimin e rinisë së Kamenicës.Faleminderit të gjithëve që po e bëjnë të mundur këtë ndryshim pozitiv”, ka thënë ajo. /2LONLINE/