Dita e premte shpallet ditë zie në komunën e Vitisë – sonte nuk do ketë as festime në sheshin e qytetit e as nuk do të ndezën fishekzjarre si viteve të tjera.
Ngjarja tragjike e familjes Zuka, ku mbetën të vrarë 4 anëtarë të kësaj familje nga Pozherani, ka prekur thellë Institucionet komunale dhe qytetarët e komunës së Vitisë.
Qeveria komunale, në mbledhjen e mbajtur sot, ka vendosur që dita e premte më 1 janar 2021, kur do të bëhet edhe varrimi i katër anëtarëve të familjes Zuka, të jetë ditë zie.
Gjithashtu, është marrë vendim që të anulohen gjitha aktivitetet festive për sonte në ndërrimin e motmoteve në qendër të qytetit në Viti, e as nuk do të ndezën fishekzjarre si viteve të tjera. /2LONLINE.com/