Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e DITËS SË FORCËS, të hënën, më datë 27 Nëntor, duke filluar nga ora 10:00 deri në ora 13:00 organizojnë “DITËN E HAPUR’’. Manifestimi qendror do të mbahet në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku do të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetëror, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere me mision në vendin tonë.
Deklarimi për media i personaliteteve të larta shtetërore, me rastin e DITËN E FORCËS, do të bëhet nga ora 11:50-12:10.
Në këtë ditë festive, të gjithë qytetarët janë të mirëpritur në të gjitha kazermat e FSK-së, si në: Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozatin, ku do të ekspozohen pajisje, armatime, demonstrime si dhe aktivitete të ndryshme, që dëshmojnë kapacitetet e FSK-së.
Gjithashtu, në të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 19:00, ju ftojmë të që të pasqyroni koncertin e bendit frymor të FSK-së dhe Filarmonisë së Kosovës, që do të mbahet në Sallën e Kuqe- Pallati i Rinisë.
Të arriturat tona janë rezultat edhe i pasqyrimit objektiv dhe profesional nga ana juaj. Ju faleminderit për bashkëpunim dhe ju mirëpresim të festojmë së bashku Ditën e Forcës-Ditën e Ushtrisë!