Me aktivitete të ndryshme është shënuar Dita e Evropës edhe në Gjilan.
Albana Demiri, drejtoresh e Arsimit në Komunën e Gjilanit, bashkë me Clarissa Castek zv. udhëheqëse e Ambasadës së Austrisë dhe Christian Böchtter, përfaqësues nga Ambasada Gjermane kanë parë aktivitetet në shkollën “Musa Zajmi”.
Drejtoresha e Arsimit, tregoi se bashkë me mysafirët ndërkombëtar nga afër zhvilluan bisedë interaktive me nxënësit.
“Të befasuar nga njohuritë e tyre që kishin për Bashkimin Europian, e gjuhët që njihnin, ata uruan që Kosova së shpejti të jetë në Evropë”, tha Demiri.
Drejtoresha uroi 9 majin, “Dita e Evropës”,9 një ditë për të festuar kulturën, gjithëpërfshirjen, diversitetin bashkëpunimin, lirinë e të drejtat e njeriut. /2LONLINE/