Dita Botërore e Shëndetit Mental, e ngrit vetëdijen e shoqërisë lidhur me çështjen e shëndetit mental. Kjo dit promovon diskutime te hapur mbi çrregullimet mentale, investimet në parandalime, dhe shërbimet trajtuese.
Shkruan: Besnik SHERIFI
Njeri i shendosh mentalisht, është individ i aftë të krijoj raporte harmonike me njerëz dhe ne mënyrë konstruktive ta harmonizojë ndryshimet, fizike, psikike dhe sociale të mjedisit të vetë.
• Pikologët janë te interesuar per zgjidhjen ose se paku per zbritjen e problemve të ndryshme të njerëzeve ne familje, ne shkollë, ne vendet e punës dhe në fusha tjera posaqerisht në mbrojten e shendetit psikik. Kujdesi ndaj shendetit mental eshte i rendesishem, sepse njeriu pavarsisht nga mosha, gjinia, niveli i shkollimit etj., kalon neper situata krizash, frustrimi, konfliki dhe stresi, andaj kujdesi i shendetit mental është primare, dhe thelbesore per kryerjen e aktiviteteve individi, për mënyren e jetës efektive.
Roli i psikologut është të promovoj shëndet, të ofrojë zgjidhje për individit të cilët ndodhen në situata stresuese, konfliktuoze, depresvie, ku individi ballafaqohet në jetën e përditshme, andaj këshillimi psikologjik u ndihmon personave, individëve për mënyrën e zgjidhjes së problemeve.
Nga ana tjetër, udhëheqja e këshillimit është proces gjatë të cilit nuk trajtojmë vetëm disa probleme dhe zgjedhjen e mundshme të tyre, por zbulojmë dhe përpunojmë (në masë të kufizuar) qëndrimet dhe emocionet të personit që kërkon ndihmë.
Për këshillim dhe aplikimin e tij, vendosim kur vërejmë sesa janë të fuqishëm afektet – emocionet e shfaqura në një situatë dhe sa kohë te një person ose më shumë sosh zgjatë një problem – vështërsi e caktuar, d.m.th., për vetë procesin e udhëheqjes – aplikimit të këshillimit është me rëndësi t’i ndihmojmë njerëzit në evitimin e vështërsive apo problemeve që e shqetësojnë individin.