DYLON

Në Viti u shënua Dita Botërore e Hipertensionit

Në Viti u shënua Dita Botërore e Hipertensionit
Avatar photo Redaksia

Me rastin e Ditës Botërore të Hipertensionit, sot në Viti, janë mbajtur aktivitete të ndryshme, ku ekipi shëndetësorë i QKMF-së i përbërë nga mjeku familjar, dy infermiere dhe një laborant, kanë vizituar sot pensionistët vitias. Atyre u është bërë matja e tensionit arterial , saturimi i oksigjenit, matja e glikemisë, si dhe është bërë shpërndarja e fletushkave me këshilla për hipertension.

Gjithashtu, sot në Viti janë shpërndarë për kalimtarët e rastit edhe fletushka. Dr.Vjollca Kadolli – Halili, drejtoreshë në QKMF-në e Vitisë, tha se Liga Botërore e Hipertensionit, që nga viti 2005, ka iniciuar Ditën Botërore të Hipertensionit duke pasur si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për shkaqet dhe pasojat e presionit të lartë të gjakut, dhënien e informacionit sesi të parandalojmë presionin e lartë të gjakut dhe komplikacionet e lidhura me të.

“Inkurajimin për të rritur kontrollin ndaj presionit të lartë të gjakut dhe për të ndjekur këshillat profesionistë vetë kujdesit shëndetësor. – Inkurajimin e vetë kujdesit për të parandaluar presionin e lartë të gjakut. – Matjen e presionit të gjakut nga të gjithë.

EkoHigjiena

Mos harroni, presioni i lartë i gjakut mund të mos japë shenja. -Ju duhet të masni tensionin e gjakut të paktën një herë në vit.

Kontrolli i presionit të lartë të gjakut mund t’ju shtojë vite për një jetë të lumtur”, ka këshilluar doktoresha Vjollca Kadolli-Halili.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.