Dita Botërore e Autizmit

Dita Botërore e Autizmit

Autizmi një çrregullim kompleks i zhvillimit, i cili prek shumë aspekte të tij që nga mënyra se si një fëmijë e sheh botën e tij dhe mëson nga eksperiencat e tij dhe deri në mungesën e dëshirës për kontakt social. Autizmi prek disa sfera të zhvillimit si: komunikimin, mënyrën e sjelljes, ndërveprimin shoqëror.

Ma. Sc. Besnik Sherifi – Psikolog Klinik

2 Prilli kjo ditë ka për qëllim të rris vetëdijen e njerëzve për fëmijët dhe të rritur që janë të prekur nga autizmi. Qëllimi është theksim i nevojës për të ndihmuar dhe përmirësuar cilësinë e jetës së fëmijëve dhe të rriturve. Është e rëndësishme ofrimi i shërbimeve psiko-sociale, rehabilituese, trajtimi i tyre me qëllimin e ndikimit pozitiv në gjendjen psikike, fizike, emocionale, sociale.

Angazhimi, përkushtimi nga institucionet e ndryshme, për një sistem më të mirë arsimimi dhe edukimi në përshtatjen e nevojave të tyre individuale të cilën do të ndikonte pozitivisht në zhvillimin e tyre dhe gjithashtu familjarëve ku dihet se kujdesi, trajtimi i fëmijëve që kanë nevoja specifike lehtëson dukshëm gjendjen e familjarëve.

Eksperienca ka treguar se trajtimi më i mirë i personave me autizëm është edukimi i hershëm dhe i specializuar, i cili synon përshtatjen e ambientit rrethues me nevojat e këtyre individëve. Të mësuarit e strukturuar tek këta fëmijë kanë disa komponentë të rëndësishme si: Të organizojë dhe thjeshtëzojë mjedisin fizik që të jetë më i qëndrueshëm me mënyrat që autikët procesojnë informacionin sensor.

Të zhvillojë plane të kuptimta me qëllim që ta bëjë çdo ditë më të parashikueshme. Të zhvillojë sisteme pune individuale për funksionim të pavarur. Të përdoret materiale të qarta vizuale dhe të mësoj të identifikojë dhe përdorë mjete vizuale me qëllim që ato të lehtësojnë përgjithësimin.

Të krijojë rutina pozitive dhe produktive tek fëmijët. Andaj angazhimi, kujdesi, trajtimi i këtyre fëmijëve është shumë e rëndësishme që të punojmë për këta fëmijë që të jenë pjesë e punës dhe aktiviteteve të jetës së përditshme, duke respektuar të drejtat e tyre si brenda familjes dhe po ashtu edhe në shoqëri duke mësuar për aftësitë e tyre të veçanta, në mënyrën e integrimit, socializimit.

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE