Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ia ka sjell Kosovës një medalje nga Kampionati Botëror që po mbahet në Tokio të Japonisë.
Xhudistja mposhti me Ippon, spanjollen Laura Martinez në kategorinë deri në 48 kilogramë duke ia sjell Kosovës medaljen e brozntë.
Pejania arriti t’i shenoje tri fitore ne ndeshjet e para, duke mposhtur Narantseseg Ganbaatar dhe spanjollen Julia Figueroa, argjentinasen Paula Pareto, ndërsa në gjysmëfinale u mposht nga japonezja, Funa Tonaki, kampione e botës 2017 dhe nën-kampione e botës 2018 në kategorinë deri në 48 kilogramë
E, trajneri Driton Kuka ka thënë se Krasniqi tregoi se si duhet të luftohet për Kosovën.
“Medalja në Kampionat Botëror! Disi Disi sot me performancën tënde tregove si duhet vendi e si luftohet për Kosovën tonë. E bronzta e Disit ka shkëlqim që t’i merr sytë në Japoni. Kosova mbi të gjitha miq”, ka shkruar Kuka në profile ne tij në “Facebook”.