Xhudistja Distria Krasinqi ka pasur një paraqitje fantastike në Grand Slamin e Budapestit. Ajo ka arritur që ta fitoj medaljen e artë në kategorinë 48 kilogramë.
Në finale Krasniqi e mposhti xhudisten argjentinasen, Paula Pareto. Për 24-vjeçaren Krasniqi kjo është medalja e dytë e artë në Grand Slame në vitin 2020.
Ndërkaq, në podium është ngritur flamuri i Kosovës mbi atë të Serbisë e Argjentinës. Në muajin shkurt ishte e para në podium ne Grand Slamin e Parisit, ndërsa i dyti erdhi pas tetë muajsh.