Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë për paraqitjet e saj në kuadër të Grand Slamit që u mbajt në Paris.
Krasniqi ia siguroi Kosovës medaljen e artgjendtë në kategorinë e peshave -48 kilogramëshe. Distria nuk ia doli në finale me japonezen, Ami Kondo, pasi ajo fitoi luftën me ippon.
Xhudistja nga Peja, gjatë tërë garës u tregua shumë e fortë dhe rrugën deri në finale nuk e pati edhe aq të vështirë.
Distria në rrethin e tretë, mposhti brazilianen, Gabriela Chibana, me ippon. Më, pas në çerekfinale ajo u përballë me xhudisten nga Korea e Jugut, Yuejong Kang.
Në gjysmëfinale, Krasniqi kishte përballjen me francezen, Melanie Clement, të cilën e fitoi me mjaft vështirësi, por ia doli që të kualifikohej për në finale.
Kosovarja renditet në pozitën e tetë në radhitjen botërore të xhudistëve për kategorinë -48 kilogramë, ndërsa në të dhjetën për kategorinë -52 kilogramë.