Teatri i Qytetit të Gjilanit trajtohet si institucioni më i rëndësishëm kulturor në programin për Kulturë të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) të Komunës së Gjilanit, kanë thënë drejtuesit e DKRS-së.
Drejtori i DKRS-së Kushtrim Zeqiri së bashku me Kryetarin e Këshillit Drejtues, aktorin Avni Shkodra dhe Drejtorin e Përgjithshëm, regjisorin Erson Zymberi, diskutuan për vizionin katërvjeçar të Teatrit të Qytetit Gjilan.
“Drejtoria e Kulturës në përkrahje të Kryetarit të Komunës së Gjilanit z.Alban Hyseni, gjithmonë të gatshëm për vullnetin dhe përpjekjen e krijimit të kushteve të punës në Teatër! Teatrit tonë, u dëshirojmë shumë suksese”, ka thënë Zeqiri. /2LONLINE/