DYLON

Një delegacion i Policisë së Kosovës po merr pjesë në konventën e shefave të policive në Europol

Një delegacion i Policisë së Kosovës po merr pjesë në konventën e shefave të policive në Europol
Avatar photo Redaksia

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës z. Fehmi Hoti, i shoqëruar nga drejtori departamentit të hetimeve z.Arben Paçarizi dhe z.Besnik Sallahu drejtor i drejtorisë për bashkëpunim ndërkombëtar dhe zbatim të ligjit (ILECU), po marrin pjesë në konferencën vjetore të shefave të policive, e cila organizohet nga Europol dhe presidenca Çeke e BE-së. Konventa e shefave të policive dy ditore (4-5 tetor 2022), po mbahet në selinë e Europol-it në Hagë.

Gjatë rrjedhës së kësaj konvente ud/drejtori i përgjithshëm i PK-së z. Hoti, ka zhvilluar edhe disa takime bilaterale mjaft të rëndësishme si me, zëvendës drejtorin ekzekutiv për operacione të Europol-it z.Jean -Philippe Lecouffe, me zëvendës drejtorin e Policisë Shqiptare z Tonin Vocaj, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Maqedonisë së Veriut z.Sasho Tasevski, drejtorin e Policisë së Kroacisë z.Nikola Milina dhe zëvendës drejtorin e përgjithshëm të BKA z.Michael Kretchner.

EkoHigjiena

Gjatë këtyre takimeve u diskutuan tema mjaft të rëndësishme që ndërlidhen me fushën e sigurisë, bashkëpunimit policor në forma të ndryshme si dhe për mundësinë e shkëmbimit të eksperiencave dhe përvojave policore që mund të shërbejnë për zhvillimin profesional të organizatave policore. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.