DYLON

Drejtoresha e Arsimit takon psikologët dhe pedagogët e shkollave të komunës së Gjilanit

Drejtoresha e Arsimit takon psikologët dhe pedagogët e shkollave të komunës së Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) në Gjilan, Albana Demiri  ka mbajtur një takim me psikologët dhe pedagogët e shkollave të komunës sonë.

Në takim u diskutuan nevojat për numër më të madh të profesionistëve të shërbimit psikopedagogjik, nevojat për kushte më të mira, si inventarizimi i hapësirave dhe sigurimi i mjeteve të punës.

EkoHigjiena

Drejtoresha Albana Demiri u zotua që do t’i fuqizojë këto shërbime me planprograme bashkëkohore të intervenimit në shkollë dhe krijimin e mundësive për trajnime të tjera profesionale, të cilat e rrisin kualitetin e shërbimeve në institucionet edukativo-arsimore.

Takimet mes drejtoreshës dhe profesionistëve të shërbimit psikologjik do të jenë në baza të rregullta mujore, njofton DKA. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.