Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, takoi Kryeshefin Ekzekutiv të IPK-së, Kushtrim Hodaj.
Gjatë takimit diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, ndërsa Hodaj e uroi Dibranin për emërimin në krye të SHKK-së.
Dibrani dhe Hodaj shpalosën prioritetet e tyre për forcimin e të dyja institucioneve dhe intensifikimin e bashkëpunimit në adresimin e sfidave të përbashkëta. /2LONLINE/