Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS) e Komunës së Gjilanit, Aurorë Osmani, së bashku me drejtorin e Qendrës për Punë Sociale (QPS), Mursel Zymberi, mirëpritën në takim Sevdie Musliu, drejtoreshë ekzekutive e organizatës ‘Psikoterapeutët në Veprim’.
Palët diskutuan rreth përkrahjes që DSHMS-ja mund t’iu ofrojë grave që kanë qenë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
“Ne si drejtori obligohemi institucionalisht por edhe moralisht, që brenda mundësive ligjore t’i kemi parasysh në çdo kuptim heroinat e gjalla”, ka thënë drejtoresha e DSHMS-së, Aurorë Osmani. /2LONLINE/