Instituti i Kosovës për të Drejta të Njeriut dhe Anti-Korrupcion (IKDNA), në bashkëpunim me Njësinë Komunale për të Drejtat e Njeriut (NJKDNJ) në Komunën e Kamenicës, organizoi aktivitet konsultativ me pjestarët e komuniteteve që jetojnë në Kamenicë, zyrtar komunal, përfaqësues të ZLK-së dhe OJQ, për të diskutuar lidhur me nevojat e komuniteteve jo-shumicë në fushën e mos diskriminimit dhe buxhetimit të ndërgjegjshëm komunal.
Drejtori i Institutit të Kosovës për të Drejtat e Njeriut dhe Anti-Korrupcion (IKDNA), Art Hajredini, tha se ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Rritja e edukimit multietnik në parandalimin dhe luftimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut që minojnë jetën e vërtetë multietnike”, dhe sipas tij ka paraparë aktivitete të ndryshme, përfshirë trajnime dhe hartimin e dy udhëzuesve që kanë për qëllim luftimin e diskriminimit për komunitetet jo-shumicë.
“Ky projekt synon të inkurajoj anëtarët e komuniteteve të ndryshme që së bashku të luftojnë diskriminimin dhe korrupsionin, si dhe t’i bashkoj ata në parandalimin dhe luftimin e këtij fenomeni negativ, që ndikon në të drejtat e të gjitha komuniteteve jo-shumicë”, tha ndër të tjerat z.Hajredini.
Në këtë takim u vlerësuan nevojat e komuniteteve në fushën kundër diskriminimit si dhe nga ekspertet e fushes, znj Adelina Rakaj, e cila i informoi të pranishmit për draft-udhëzuesin për luftimin e diskriminimit etnik dhe gjuhës së urrejtjes në baza etnike si dhe ekspertja Entela Nikaj, e cila diskutoi për “Udhëzuesin për buxhetimi të përgjegjshëm etnik komunal”.
Ndërsa, Nazmije Demolli Kastrati, Koordinatore e NJKDNJ-së, falenderoi Institutin e Kosovës për të Drejta të Njeriut dhe Anti-Korrupcion, përkatësisht Drejtorin Art Hajredini për bashkëpunimim, dhe që e kanë zgjedhë pikërisht Kamenicën për realizimin e këtij takimi, qëllimi i të cilit ishte që të konsultoj grupet përfituese të interesit, veçanërisht komunitetet në nivel lokal, me qëllim të ngritjes se kapaciteteve dhe forcimit te bashkëpunimit me autoritete lokale, për të luftuar diskriminimin dhe gjuhën e urrejtjes ndaj komuniteteve jo-shumicë në nivelin lokal. /2LONLINE/