Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati bashkë me përfaqësuesit e KDI-së Krenare Loxhaj dhe Besjan Haziri ishin pjesë e një tryeze diskutimi në lidhje me ngritjen e gruas në shoqëri, në kuadër të projektit ““Rritja e llogaridhënjes së institucioneve të qeverisjes lokale”
Në këtë takim është diskutuar edhe mungesa e çerdheve publike si pengesë e grave në punë dhe mungesa e shërbimeve gjinekologjike në Kamenicë.
Kryetari Kastrati tha se si institucione duhet të krijojnë kushte më të mira dhe ta ngrisin nivelin e vetëdijes në shoqëri.
“Duhet të synojmë që në debate publike t’i nxisim gratë për pjesëmarrje dhe t’i përkrahim ato për të thënë guximshëm atë që e besojnë e mendojnë”, tha Kryetari Kastrati.
Sipas Kryetarit Kastrati, në raport me Kosovën, Kamenica qëndron shumë mirë në aspektin e përfshirjes së grave në vendimmarrje.
“Prej 18 drejtoreshave të emëruara në gjithë Kosovën, 6 prej tyre janë në Komunën e Kamenicës”, u shpreh ai.