Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane përkrahë studentët shqiptarë

Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane përkrahë studentët shqiptarë

Reagim i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, të leshuar nga kongresisti Joe DioGuardi, kryetar, dhe znj. Shirley Cloyes, këshilltare për Ceshtje të Ballkanit, në lidhje me protestat studentore në Shqiperi.

***

Më 11 dhjetor, mijëra studentë të universiteteve publike mbajtën një protestë përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë–një nga tubimet më të mëdha të mbajtura nodnjëherë në Shqipëri. Të indinjuar me planet e Qeverisë Shqiptare për të rritur koston e arsimimit universitar, studentët kërkuan nga Qeveria të anulojë ngritjen e tarifave për studime, të përgjysmojë tarifën për magjistraturën, të rrisë buxhetin për arsimin e lartë, dhe t’iu jap studentëve një mundësi më të madhe në vendimmarrje të universiteteve. Këta studentë u përkrahën edhe nga maturantët e Tiranës si dhe studentët e univeristeteve tjera si Elbasani, Durrësi, e Korca.

Protestat e tanishme të studentëve në Tiranë dhe nëpër qytete tjera të Shqipërisë janë një indikator i drejtëpërdrejtë që shpirti liridashës dhe respektues për demokracinë në Shqipëri është ende gjallë e i fortë. Studentët me të drejtë kanë insistuar që të mos ketë dialog me Qeverinë derisa kërkesat e tyre bazë të jenë plotesuar.

Anekënd botës, studentët kanë gjithëherë kanë qenë një forcë e pandalshme që kanë shkaktuar ndryshime madhore për të mirën e shoqërisë. Kjo ishte e vertetë edhe në rastin e Kosovës dhe lëvizjen studentore atje të viteve 1980 që i rezistoi regjimit brutal serb në kërkesën e vet për liri e pavarësi për Kosovën.

Kjo ka qenë po ashtu e vërtetë edhe në SHBA, kur Komiteti Koordinues i Studentëve Paqësor ishte një nga shtyllat kryesore të organizimit për të Drejtat Civile në vitet 1960-ta për të ndaluar segregacionin ndaj afrikano-amerikanëve, si dhe në vitet 1970-ta kur aktivizmi studentor luajti rol kyc në përfundimin e Luftës së Vietnamit. Studentët shqiptarë nëpër gjithë Evropën Juglindore meritojnë asgjë më pak sesa mundësinë për të shkëlqyer në shkollim dhe universitet si dhe për të përdorur këtë shkollim për avansim në karrierë përmesë së cilës ata jo vetëm se i ndihmojnë vetvetës e familjes por po ashtu avancojnë edhe demokracinë dhe zhvillimin ekonomik në vend. Duam t’i inkurajojmë studentët në Shqipëri që të vazhdojnë tubimet paqësore gjerësa kërkesat e tyre të jenë realizuar, sepse një shoqëri e ndritur investon në arsimim të rinisë së saj sepse studentët gjithëherë mbrojnë të drejtat e veta dhe janë shpresa e një kombi të lirë.

KOMENTE