DYLON

Kryetari i Kamenicës pret në takim përfaqësues nga KDI dhe OJQ “Fortesa”

Kryetari i Kamenicës pret në takim përfaqësues nga KDI dhe OJQ “Fortesa”
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj ka pritur sot në takim përfaqsues nga organizata KDI si dhe organizata jo-qeveritare lokale “Fortesa”.

Ata kanë diskutuar rreth transparomentrit komunal, matje kjo e cila tregon progresin apo regresin eventual të komunave në raport me transparencën dhe llogaridhënien komunale.

EkoHigjiena

Komuna e Kamenicës ka treguar rezultate shumë të mira në këto matje duke mbajtur tashmë vendin e tretë në mesin e Komunave të Kosovës.

Kryetari Rahimaj u ka përmendur të pranishmëve edhe shumë punë të tjera të mira rreth përpjekjeve për rritjen e nivelit të transparencës komunale.

Ai gjithashtu ka prezantuar para tyre edhe buletinin komunal, nismë kjo e re e cila do të promovohet së shpejti, si vegëz e re që do t’i shtohet website-t komunal si dhe si kopje fizike që do të shpërndahet tek qytetarët.

Ata kanë folur edhe rreth agjendës së gjelbër, gjendjes momentale si dhe praktikave të mira që Komuna e Kamenicës tashmë ka ndërmarrë në këtë drejtim.

“Komuna e Kamenicës është edhe fituese e çmimit si kampione e gjelbër e Ballkanit, thënë kjo unë mendoj se tregohet qartë se sa e rëndësishme është agjenda e gjelbër edhe për ne, por edhe se çfarë kemi bërë si komunë e vogël në këtë drejtim”-ka thënë Kryetari Rahimaj.

Përfaqësues nga KDI kanë prezantuar edhe platformën digjitale e cila së shpejti do të përdoret edhe nga qytetarët e Kamenicës, të cilët më pas do të kenë mundësinë që në atë platformë të adresojnë shqetësimet dhe problemet mjedisore në ambientin ku ata jetojnë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.