Komandanti i FSK, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Politikave për Evropë dhe NATO nga Departamenti i Mbrojtjes së SHBA-ve, Andrew Winternitz.
Gjeneral Jashari priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Politikave për Evropë dhe NATO, Andrew Winternitz dhe delegacionin e tij, me të cilët diskutuan lidhur me zhvillimin e FSK-së, në kuadër të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit (PGJT).
Gjeneral Jashari falënderoj z. Winternitz për përkrahjen e deritanishme të Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-ve për FSK-në dhe shfrytëzoj rastin që të kërkoj mbështetjen e mëtutjeshme në rrugën e integrimit të Kosovës në strukturat Euroatlantike.
Z. Winterwitz falënderoj Gjeneral Jasharin për pritjen dhe përgëzoj FSK për të arriturat dhe implementimin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit. Ai siguroi mbështetje në procesin e integrimit të Kosovës në strukturat Euroatlantike dhe mbështetjen e FSK-së për ngritjen e kapaciteteve të reja.
Në kuadër të takimit u diskutua për luftën në Ukrainë dhe impaktin e saj në regjionin e Ballkanit Perëndimor. KOMFSK ritheksoi rreshtimin e Kosovës përkrah shteteve perëndimore dhe gatishmërinë e FSK-së për mbështetje krah NATO’s dhe aleatëve të saj.
Z. Winterwitz vazhdoi me vizitë në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, ku u njoftua për të arriturat dhe planifikimin për të ardhmen. /2LONLINE/