Sot, U.D. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z.Naim Rexha i shoqëruar nga stafi i tij, priti në takim zyrtar Kryetaren e Sindikatës së PK-së znj.Valbona Kamberi dhe z.Shaban Tasholli.
Gjatë këtij takimi u diskutuan tema të ndryshme që janë në interes të zhvillimit dhe avancimit të organizatës policore në fusha të ndryshme.
Përveç tjerash temë diskutimi ka qenë edhe çështja e mirëqenies së punonjësve të PK-së, e cila u cilësua si një ndër diskutimet me interes të veçantë dhe të nevojshëm për të gjithë punonjësit e PK-së .
Të njëjtit u dakorduan për angazhim dhe bashkëpunim të përbashkët në këtë drejtim, të gjetjes së ndonjë mundësie apo zgjidhjeje ligjore në bashkëpunim edhe me institucionet relevante të shtetit, e cila do të ndikojë pozitivisht në mirëqenien e punonjësve të PK-së.
U.D. Drejtori Rexha falënderoi përfaqësuesit e sindikatës së PK-së për kontributin dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm në aspektin sindikal.
Njëkohësisht u vlerësua se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave, përgjegjësive të sajë konform mandatit të saj Kushtetues dhe Ligjor .