Policia e Kosovës (PK) në Gjilan ka bërë me dije se në ambientet e stacionit policor në Gjilan është mbajtur takimi me këshillin lokal për siguri publike në lagjen “Avdullah Presheva”, në Gjilan.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se takimi është kryesuar nga kryetari i këtij komiteti, Bislim Salihu, ndërsa në takim ka marrë pjesë edhe komandant I stacionit policore në Gjilan, Major Alban Ramushi.
Në takim është diskutuar për gjendjen e sigurisë në lagjen “Avdullah Presheva” dhe nga pjesëmarrësit është vlerësuar e qetë.
Zëdhënësi Hashani tha se janë diskutuar edhe aktivitetet tjera cilat janë vlerësuar me prioritete në lagje dhe njëkohësisht u kemi ofruar përkrahje nga ana e policisë.
Ai shtoi se Policia e Kosovës e ka prioritet përkrahjen dhe mbështetjen e qytetarëve të vet, të të gjitha etnive. /2LONLINE.com/