DYLON

Në Ditën e Çlirimit të Kamenicës mbahet seancë solemne dhe bëhen homazhe tek “Varrezat e Dëshmorëve”

Në Ditën e Çlirimit të Kamenicës mbahet seancë solemne dhe bëhen homazhe tek “Varrezat e Dëshmorëve”
Avatar photo Redaksia

Për nder të Ditës së Çlirimit të Kamenicës, kanë vazhduar aktivitetet e organizuara nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.

Përgjatë ditës së sotme është mbajtur seancë solemne e Kuvendit Komunal. Ku të pranishëm ishin Nënkryetari Faton Jakupi, kryesuesi i Kuvendit Komunal Albert Sermaxhaj, kryetari i OVL-UCK dega në Dardanë Milaim Limani, delegatë të asamblesë komunale, si dhe zyrtarë komunal.

EkoHigjiena

Senacën e hapi Kryesuesi i Kuvendit, Alber Sermaxhaj, i cili duke shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kanë kontribuar në çlirimin e qytetit të Kamenicës, ia dha fjalën e kryetrarit të OVL-UCK dega në Dardanë, Milaim Limani.

Limani u shpreh entuziast që sot është duke u festuar dita më e rëndësishme e komunës së Kamenicës.

“Sot është ditë e rëndësishme, ditë e sakrificës, ditë e lavdisë. Sot, solemnisht po festojmë këtë ditë, duke qenë krenarë dhe mirënjohës për të gjithë ata që dhanë jetën për liri. Ky 18 qershor është sinonim i të gjithë atyre që sakrifikuan për liri”, u shpreh mes tjerash Limani.

Po ashtu, edhe nënkryetari Faton Jakupi, duke përshëndetur të pranishmit, u shpreh mirënjohës ndaj të gjithë të rënëve për liri, e ndaj të gjithë atyre që nuk hezituan të dilnin në ballë të luftës.

Pas seancës, të pranishmit vazhduan më pastaj me homazhe tek “Varrezat e Dëshmorëve”. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.