Komuna e Vitisë, të premten ka mbajtur një diskutim publik për planifikimin e buxhetit komunal për periudhën 2023-2025 me banorët e fshatit Sllatinë të Epërme të Vitisë.
Në këtë diskutim publik para banorëve të këtij lokaliteti kanë prezantuar zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, kryesuesi i kuvendit komunal, Bekim Azizi si dhe Besnik Imeri, drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim.
Gjatë këtij takimi përfaqësuesit komunal i kanë njoftuar të pranishmit lidhur me buxhetin e planifikuar për vitin në vijim.
Ndërkaq banorët e Sllatinës patën këto kërkesa: të bëhet ndriçimi publik në parkun e quajtur Mllaku, një përkushtim më i madh në mirëmbajtjen më të mirë të rrjetit të kanalizimit, si dhe të hapet një çerdhe e fëmijëve në objektin e ish-ambulantes së fshatit. /2LONLINE/