Sipas Shoqatës së “Anxiety and Depression of America”, çrregullimet e ankthit ndikojnë tek rreth 40 milionë njerëz – kjo është pothuajse një në pesë veta.
Shkaqet e ankthit nuk janë gjithmonë të lehta për t’u identifikuar. Ka raste që ai mund të vijë si pasojë dhe e ambientit të shtëpisë tuaj.
Sipas Shoqatës së “Anxiety and Depression of America”, çrregullimet e ankthit ndikojnë tek rreth 40 milionë njerëz – kjo është pothuajse një në pesë veta. Gratë vuajnë më shumë se burrat, dhe as fëmijët nuk janë imun.
Veshjet e ish-të dashurit: Këmishat e ish të dashurit tuaj janë akoma të varura në dollap dhe sa herë visheni i shihni aty, janë shkak për shtimin e stresit. Ndoshta ende nuk jeni gati të lini të shkruarën por duhet ta largoni pak nga pak.
Ora: Një orë dore ose një orë muri mund të jetë një shkak i tmerrshëm i ankthit sepse në shumicën e rasteve ne e shohim atë vetëm kur jemi duke u përgatitur të shkojmë diku ose kur vrapojmë për diku. Më mirë përdorni telefonin tuaj se sa një objekt i cili ju streson kur e shihni ngado
Dushi: shumica e bëjnë çdo mëngjes si një mënyrë relaksimi. Por për disa persona është si një “alarm” për të ikur në punë ndaj dhe shkakton një stres që ndoshta nuk e kishit kuptuar deri tani.
Tavolina me letra: Nuk ka asgjë më të keqe se një tavolinë e mbushur me letra dhe shkresa që ju kujtojnë punën. Ju këshillojmë një rivendosje të dokumenteve që keni. Një pastrim I thellë që ti keni më pak gjëra për të parë dhe për të bërë gjithashtu.
Ngjyra e gabuar e murit të shtëpisë: ngjyrat shpesh ndikojnë në gjendjen emocionale thotë një psikolog me emrin Scott Allen. P.sh sendet me ngjyrë të kuqe shkaktojnë stres në disa persona.