Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar se fshatrat Shipashnicë e Poshtme, Hodonoc, Karaçevë e Poshtme dhe Busavatë po bëhen me trotuare.
Ai ka shtuar se kontrata në vlerë prej 212,946.82 euro është përgjigje për kërkesa të kahmotshme të qytetarëve.
“Në qytet, e lokalitet për lokalitet, po përmirësojmë kushtet e infrastrukturën për secilin qytetar të Kamenicës”-ka thënë Kryetari Rahimaj. /2LONLINE/