Do ta mbajë në mend tërë jetën, 14 dhjetorin, si një datë të gëzimit të dyfishtë, pasi diplomon në ditën kur Kosova bëhet me ushtri.
Në ditën e formimit të Ushtrisë së Republikës së Kosovës, sot, shtetit tonë, Forcës së Sigurisë së Kosovës, i shtohet edhe një oficer, që diplomoi në Akademinë Ushtarake të Republikës së Gjermanisë, transmeton 2LONLINE.
Është ky oficeri Dhurim Shemsedini nga Gjilani që kreu me sukses të lartë Akademinë Ushtarake në Gjermani dhe se shpejti do t’i bashkëngjitet Ushtrisë së Republikës se Kosovës.
“Shpresojmë që Dhurimi, njohuritë e fituara gjatë studimeve në Gjermani, do t’i shërbejnë dhe do t’i zbatojë në Ushtrinë e Kosovës me dinjitet të lartë”, thotë i entuziazmuar, prindi i tij Nevzad Shemsedini.