• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
I pakategorizuar

Të rinjtë duan të ikin nga Kosova

Redaksia 2LONLINE 15 Dhjetor, 2018 4 min
 Të rinjtë duan të ikin nga Kosova

Edhe pse Kosova është një nga vendet me moshë mesatare të re në Evropë, për të rinjtë, çështja e punësimit është një ndër problemet kryesore me të cilat ballafaqohen në këtë vend.

Shkruan: Teuta Selishta

Të përballesh me papunësi, e që është një realitet i dhimbshëm çdo ditë, nuk është aspak një aset i vyer për rininë, përkundrazi është një motiv për të ikur nga ky vend. Nëse i shohim raportet e fundit të Bankës Botërore për gjendjen ekonomike të Evropës Juglindore, të rinjtë të papunë arrijnë mbi 30 %, kjo do te thotë se çdo i 4-ti prej të rinjëve është i papunë.

Përveç se nuk ka vende pune, është larguar edhe vullneti për të punuar brenda vendit kur shohin padrejtësitë,nepotizmin dhe krimin e organizuar, vështirësitë e sfidat me të cilat ballafaqohen moshatarët e tyre të cilët punojnë në sektorin privat. Rroga e dobët, pa sigurime shëndetesore, pa trust të paguar,punë pa orarë, pa respekt dhe dinjitet të punëtorit në vendin e punës, dhe shohin shtetin se si i jep përparësi biznesit përpara punëtorit, si dhe dukuri tjera të cilat sot e karakterizojnë sektorin privat në Kosovë, kanë bërë që shpresat të shuhen, dhe ikjen nga ky vend të e shohin si zgjidhje për një jetë më të mirë. Shëndetësia e dobët, arsimimi pa cilësi, dhe mos zhvillimi ekonomik janë poashtu faktorë shtesë për shuarje të shpresave për të ndërtuar jetë të rinjtë në këtë vend.

Ne si shoqëri, prindër, familjarë dhe të rritur, nuk duhet të e lejojmë denigrimin e të rinjëve deri në këtë masë, aq sa të u shuhen shpresat për të ndërtuar të ardhme këtu, për të pasur karrierë, studiuar e punuar.

Është e turpshme për gjeneratën tonë të qëndrojmë duarkryq, dhe vetëm të shohim me sytë tanë se si shkelet e drejta për të jetuar dinjitetshëm, për të pasur perspektivë, për të pasur kushte të barabarta, konkurrencë të drejtë, dhe rekrutim korrekt në institucione. Është e turpshme për gjeneratën tonë, dhe me të drejtë do të na kërkojnë përgjegjësi neser, nëse qëndrojmë duarkryq dhe lejojmë të nëpërkëmbet gjenerata më e mirë e një shoqërie – rinia.

Kush është fajtori pse të rinjtë duan të ikin nga ky vend? A ka ndokush që jep përgjegjësi për mosliberalizimin e vizave, si nga qeveritë e kaluara ashtu edhe nga kjo aktuale, e cila kishte gojën plotë premtime me data e afatizime, dhe tani kuptohet që zyrtaret e BE-së asnjëherë nuk u kishin premtuar ndonjë datë,e kjo do të thotë se dikush ka gënjyer, dhe për gënjeshtrat që i kanë servirë dikush duhet të jep përgjegjësi.

Sa të rinjë kanë humbur mundësinë për të ndjekur trajnime e seminare në vendet e BE-së, dhe u janë prishur planet jetësore pikërisht nga po këta njerëz që i kanë gënjyer me premtime boshe për liberalizim dhe lëvizje të lirë nëpër vendet e BE-së.

Nese ne sot nuk flasim dhe lejojmë të mashtrojnë, shpifin, gënjejnë e dalin paqt pa marrë përgjegjësi, së paku me një kërkim falje dhe dorëheqje, jo shumë largë do të i bartim pasojat si shoqëri. Këto shpresa që i janë shuar rinisë tonë, vetëm duke kërkuar drejtësi mund të rikthehen sërish. Besimi i humbur tashmë në institucionet e vendit vetem duke u bashkuar si qytetarë, pa dallime partike, për ti kërkuar qeverisë përgjegjësi për dështimet e njëpasnjëshme, dhe të mos ndalemi deri në dorëheqje të personave përgjegjës për gënjeshtrat dhe mashtrimet, ndoshta mund të ia kthejm rinisë shpresat se në këtë vend mund të jetohet dhe ka drejtësi.

Vetëm kur të japin dorëheqje ata që kanë premtuar data për liberalizim të vizave, hapje të vendeve të reja pune, perspektivë për të rinjtë në këtë vend, kur të tregojnë përgjegjësi do të mund të kthehet shpresa për të jetuar në Kosovë. Ndryshe, shpresat çdo dite e më shumë po shuhen, dhe ikja e ajkës së shoqërisë – rinisë – është e pashmangshme.

Etiketa:Kosova kryesore Opinion Teuta Selishta
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjykatë/Prokurori

Prokuroria Themelore në Ferizaj vazhdon edhe sot aksionin në zonën e Brezovicës

9 Gusht, 2022
Info+

Kërkohet përfundimi sa më parë i shkollës në Pozheran dhe ndërtimi i

9 Gusht, 2022
Politikë

LDK: Gjendja e rënduar higjienike në DKA, kërcënim serioz për shëndetin e

9 Gusht, 2022
Nacionale

Sot moti parashihet të jetë me reshje shiu

9 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Osmani: Në Kosovë e mbijetuara e masakrave është nënkryetare Kuvendi, në Serbi, komandanti që urdhëroi masakrat!

4 Gusht, 2022

Qeveria miraton masat e emergjencës në furnizim me energji

1 Gusht, 2022

Reciprociteti një masë që është dashur të merret qëmoti në mënyrë që të jemi të barabartë në masat ndërshtetërore me fqinjët

31 Korrik, 2022

Drita mund të luaj me kokën lart, shanset nuk janë të pamundura

28 Korrik, 2022

Në Uashington D.C., Kosova dhe SHBA-të nënshkruajnë Marrëveshjen e Kompaktit në vlerë prej 236.7 milionë dollarë

28 Korrik, 2022

Edhe të pasivizuarit shqiptarë, do të duhej të kenë të drejtë të regjistrohen!?

27 Korrik, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com