Sot, më 02.08.2024, në sallën ‘ 1 Tetori ‘ në Prishtinë, diplomoi gjenerata e 60-të e Policisë së Kosovës. Gjeneratë kjo e përbërë nga 448 pjesëtarë të të gjitha komuniteteve të vendit dhe me përbërje të të dy gjinive.
Këtë ceremoni solemne, me praninë e tyre e nderuan edhe personalitetet më të larta shtetërore: kryeministri i RKS-së z. Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme z. Xhelal Sveçla, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha, zëvendësministra, përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, eprorë dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës si dhe familjarë të kadetëve policorë që diplomuan sot.
Kryeministri, ministri i Punëve të Brendshme dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, iu drejtuan të pranishmeve me nga një fjalë me një emërues të përbashkët duke uruar kadetët policorë për diplomimin e tyre si dhe u dëshiruan mirëseardhje në familjen e madhe policore.
Në këtë ceremoni u bë ndarja e certifikatave për pranimin e detyrës së re, si dhe u realizua betimi nga të gjithë të diplomuarit e kësaj gjenerate, njofton Policia e Kosovës. /2LONLINE/