Të gjithë ata imamë, profesorë të Medresesë “Alauddin” dhe zyrtarë të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), që kanë marrë diploma nga “Universiteti i Hapur Amerikan” në Kajro, nuk vlejnë, sepse vetë ky universitet ende nuk është i akredituar, shkruan “Zëri”.
Është vërtetuar nga ueb-faqja e këtij universiteti, ku shkruan: “Jemi duke pritur konfirmimin mbi kërkesën tonë për rikthim të marrëveshjes për akreditim me Al-Azhar. Sapo ta marrim përgjigjen, do ta bëjmë publike menjëherë”.
Kjo dëshmon se ky Universitet ende nuk posedon akreditimin.